Home Aktuale Preshevë: Miratohet programi socio- ekonomik- risi subvencione edhe për...

Preshevë: Miratohet programi socio- ekonomik- risi subvencione edhe për ndërmarrjet e grave

836
0
SHARE

 Këshilli komunal në Preshevë si risi këtë vit ka vendosur që të subvencionojë edhe ndërmarrjet që udhëhiqen nga gjinia femërore. Subvencione do të ketë edhe për bujqësinë.Në mbledhjen  e  këshillit  komunal në Preshevë   po ashtu është marrë vendim për deponitë nëpër fshatra ku kryetari Mustafa ka ftuar të gjithë kryetar e bashkësive lokale që ti drejtohen fondit për punë komunale dhe të fillojë zbatimi i këtij projekti.

Këshilli komunal në Preshevë ka miratuar projektin socio- ekonomik që përfshin 5 fusha subvencionet në bujqësi, ndërsa risi në këtë vit është subvencionimi i ndërmarrjeve të grave. Kryetari Ragmi Mustafa ka thënë është sjell vendimi edhe për formimin e komisioneve për zbatimin e këtij projekti.

Sa i përket fushatës së arsimit të drejtë për programin socio-ekonomik do të kenë ata që kanë shkallën e katërt dhe që nuk kanë pas marrëdhënie pune më herët ka thënë Mustafa. Sipas tij ky do të jetë edhe një subvencionim për ekonominë tonë me fuqi punëtore intelektuale.

Ndërkaq në resorin e shëndetësisë do të dërgon 4 kuadro në Kryqin e Kuq që do të jenë në shërbim të shëndetit të familjeve pa kujdes të veçantë sidomos për moshën e shtyre dhe për ata që nuk posedojnë librezat shëndetësore. Edhe në sektorin e bujqësisë do të ketë subvencionime
Në mbledhjen e këshillit komunal të Preshevës po ashtu është marrë vendim për deponitë nëpër fshatra ku kryetari Mustafa ka ftuar të gjithë kryetar e bashkësive lokale që ti drejtohen fondit për punë komunale dhe të fillojë zbatimi i këtij projekti. Po ashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe kërkesat e personave fizik e juridik./Lugina Press-RTP/