Ditëve të fundit ka rënë dukshëm numri i refugjatëve nga Lindja e mesme të cilët si destinacion kishin shtetet e Evropës. Stacioni i radhës pas Maqedonisë ishte Presheva.
Ndërkaq fluksi i radhës pritet sërish ditëve në vazhdim ka theksuar kështu Agon Ajeti kryetar Zyrës për të Rinjë në Preshevë e cila u ndihmon në forma të ndryshme refugjatëve në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.
Refugjatët nga lindja e mesme të cilët për disa muaj me radhë janë prezentë në vendin tone ndihmohen në forma të ndryshme nga zyra për të rinjë në Preshevë. Ata në bashkëpunim me organizata të tjera ndërkombëtare sigurojnë ushqime, udhëtimin nga Miratoca në Preshevë me autobus e të ngjashme ka theksuar veç tjera kryetari I kësaj zyreje Agon Ajeti. Sipas tij ditëve të fundit dukshëm ka rënë numri I refugjatëve si pasojnë pengimi I kufijve në disa shtete është shprehur ai. Sipas informacioneve që posedon kjo zyrë nga aktivistët e tyre në ditët vijuese pritet sërish fluks refugjatësh drejt Evropës potencon ai. Qytetarë të shumtë nga komuna jonë e më gjerë kanë shprehur gatishmërinë për ti ndihmuar këtyre refugjatëve në forma të ndryshme si në ushqime dhe veshmbathje.













