Home Aktuale Preshevë: Këshillit komunal i drejtohen 207 kërkesa për realizimin e projekteve

Preshevë: Këshillit komunal i drejtohen 207 kërkesa për realizimin e projekteve

708
0
SHARE

Në mbledhjen e sotme këshilli komunal në Preshevë ka miratuar planin financiar për vitin 2015 të Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë dhe harmonizimin e disa rregullore sipas ligjeve. Por në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe kërkesa e qytetarëve për kofinancim të projekteve në lagje , ku numri ka arrti në 207 e që buxheti nuk i mbulon të gjitha. PO ashtu është shqyrtuar edhe kërkesa e një investitori për bashkëpunim publiko privat në Preshevë.

Pasi ishin dhënë sugjerimet në këshill komunal por edhe në kuvend dhe pas përmirësimeve anëtarët e këshillit komunal në mbledhjen e sotme ka miratuar planin financiar për vitin 2015  të entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë .Gjithashtu në mbledhjen e sotme në përputhje me ligjin e ri është miratuar aktvendimi mbi shfrytëzimin e reprezentacionit, rregullorja mbi shfrytëzimin e automjetit personal për qëllime zyrtare, miratimi i rregullores mbi organizimin dhe zbatimin e regjistrimit të pasurisë ,obligimeve, harmonizimin e gjendjes së bilancit me gjendjen reale dhe miratimi i rregullores mbi kontabilitetin e buxhetit.
Ndërkaq sa i përket projekteve me kofinancim, për shkak të kërkesave të mëdha është ngritur edhe një komision prej tre anëtarëve të cilët do të përzgjedhin kriteret

  Sipas kryetarit Ragmi Mustafa  ky projekt po del shumë i qëlluar   ku këtë e dëshmon edhe numri i madh i të interesuarve të lagjeve   , ku këtë vit janë 207 kërkesa , ose 5 herë më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë komuna nuk do të mund ti realizoj të gjitha për shkak të buxhetit ku janë paraparë 20 milion dinarë , ndërsa vlera totale e projekteve sipas kërkesa arrin afro 85 milion dinarë.Por këto kërkesa nuk do të hedhen poshtë pasi vitin e ardhëm komuna do të parasheh buxhet më të madh .
Ndërkaq në adresë të këshillit komunal ka arritur edhe një kërkesë nga një ndërmarrje nga Smederava e cila merret me përpunimin e briketit për ngrohje. Si objekt për shfrytëzim kjo ndërmarrje ka kërkuar 7 korrikun dhe fabrikën e duhanit . Megjithatë këshilli komunal nuk ka dhënë dritën jeshile, pasi sipas kryetarit Mustafa kjo ndërrmarrje ka paraparë punësimin e afro 10 punëtorëve , ndërsa lënda që prodhon lëshon helme dhe mund të rrezikoj jetën e banorëve në stacionin hekurudhorë , të cilët edhe vet e kanë kundërshtuar kategorikisht.Por kryetari i Preshevës ka potencuar se komuna është e hapur për investitorë , të cilët nuk janë qëllim keqe dhe në dëm të qytetarëve. Ai ka thënë se Zona Industriale është e destinuar për të gjithë investitorët potencial./Lugina Press/