Home Aktuale Pranga 2 femrave, akuzohen për trafik heroine

Pranga 2 femrave, akuzohen për trafik heroine

816
0
SHARE

Policia e Korçës në kuadër të operacionit të koduar “Pritja” ka arrestuar dy gra, të cilave iu sekuestrua 500 gr lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Në pranga kanë rënë: Eleni Xhafa 47 vjeçe dhe Andonia Valera 44 vjeçe.

Nga të dhënat e policisë mësohet se Eleni Xhafa dhe Andonia Valera ishin duke udhëtuar me mjetin “Ford Focus” me targa greke EE320 në drejtim të shtetit grek.

Në pikën kufitare të Kapshticës dy gratë i janë nënshtruar kontrollit të imtësishëm dhe pikërisht njërës prej tyre, Eleni Xhafës, i gjetur të fshehur në trup dy pako të mbështjella me natriban me peshë 500 gr me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë.