Home OPIONIONE Populli nuk duhet të vajtojë, por duhet të dijë të zgjedh!

Populli nuk duhet të vajtojë, por duhet të dijë të zgjedh!

414
0
SHARE
Nga Gani Sadiku – Të korruptuarit si ndalin as fjalët nostalgjike për atdheun, as lutjet, por as klithmat e qytetarëve tanë që skutave të vendit po vdesin nga varfëria. Përkundër asaj ata e duan atdheun vetëm për ta vjedhur, atyre nuk u bënë përshtypje as gjaku i derdhur i dëshmorëve, as vuajtjet e gjymtimet e njerëzve, as dhunimet serbe. Atyre u duhen vetëm paratë tona.
Ata i ndalë vetëm dajaku burgu dhe dënimi, që të gjitha i meritojnë. Fatmir Limaj nuk duhet të flasë për korrupsionin sepse nuk ka vit që nuk është ngitë ndonjë aktakuzë kundër tij për korrupsion.

Hashim Thaçi nuk duhet të flasë për kapjen e shtetit as për krimin sepse edhe nëpër qarqet ndërkombëtare përflitet emri i tij. Këtë e vërteton edhe Adem Grabovci kur thotë se më së shumti Gjykata Speciale do ta dëmtojë PDK-në.

Ramush Haradinaj nuk duhet po ashtu të flasë për haraç as për krim, sepse partia e tij është përfolur së tepërmi për këto fenomene të shëmtuara.

LVV-je, nuk duhet të flasë për rend dhe ligj, sepse ajo e ka alfa dhe omega dhunën kundër institucioneve dhe shtetit, duke mos munguar dhuna as kundër personave fizik dhe pasurisë private.

Zgjedhjet janë jo shumë larg nga ne, jo se ato i donë opozita, por se do të zhbëhet koalicioni për shkak se do të veprojë Gjykata Speciale, do t’ua ulë numrin e deputetëve krejt partive politike me ndonjë përjashtim të vogël.

Andaj ne duhet të dimë të zgjedhim e më pas të kemi arsye të festojmë. E jo ta shesim votën e krejt mandatin të vajtojmë..!