Home Aktuale Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Shqipërinë

Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Shqipërinë

852
0
SHARE

Dy tërmete të njëpasnjëshme e kanë goditur territorin e Shqipërisë në orët e para të mbrëmjes së të premtes.

Tërmeti i parë u regjistrua në orën 19.22 në një largësi 6 km larg Ersekës dhe 26 km larg Korçës.

Ai kishte një magnitudë prej 3.1 ballë. Disa minuta më pas, pikërisht në orën 19:48 minuta, një lëkundje sizmike me magnitudë 2.5 ballë u lokalizua 11 km larg Elbasanit.

Të dy tërmetet konsiderohen të lehtë dhe nuk kanë shkaktuar dëme./Shekulli/