Nënshkruhet kontrata për vendosjen e kamerave të sigurisë në deponinë e qytetit
Tash e tutje deponia e qytetit do të jetë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë 24 orë në ditë.
Drejtuesit e N.P. Komunalia dhe Kompanisë MNF firmosën sot në kabinetin tim kontratën për vendosjen e këtyre pajisjeve të cilat do të shërbejnë për mbikqyrje të vazhdueshme të asaj zone.
Me këtë akt do të pamundësohet hyrja e personave të pautorizuar në deponi por edhe hudhja e mbeturinave vend e pa vend nga vet punëtorët e ndërmarrjes.
Ndër të tjera, synohet që mos të ketë vënie të qëllimshme të zjarrit nga dashakeqët por edhe çfarëdo lloj intervenimi të përgjegjësve në rast nevoje.






