Të dashur besimtarë,vëllezër e motra.Në emër të Këshillit të Bashkësis Islame në Preshevë dhe në emrin tim personal ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit.
Musliman të ndershëm,le të shërbej ky muaj që ne ti pastrojmë zemrat tona nga çdo sëmundje,le t’i pastrojmë shpirtrat tanë nga gjërat e këqia dhe nga mëkatet në përgjithësi.Le të shërbej ky muaj që ne edhe më shumë t’i kthehemi asaj se pse jemi krijuar,le t’i kthehemi të vërtetës,le të bashkohemi në mes vete,le ta largojmë armiqësinë tonë nga zemra…
Pra urime ky muaj, Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë agjërimin!






