Përfaqësues nga Fondacioni i klubit futbollistik “Barcelona” Ramon Garigas dhe Laura Sentis dhe përfaqësues të UNHCR gjatë ditës së djeshme vizituan KF”Tërnoci” nga Tërnoci.
Me këtë rast ata u pritën nga drejtori i klubit Enis Salihu dhe antarët e kryesisë.
Përfaqësuesit e Fondacionit të Barcelonës u njoftuan rreth funksionimit, kushteve dhe aktiviteteve të cilët i realizon KF”Tërnoci”.
Enis Salihu drejtor i KF”Tërnoci” për portalin Lugina Press tha se ishte një vizitë e një rëndësie të veçantë për klubin tonë. Salihu u shpreh se një vizië të tillë nga Fondacioni i Barcelonës do të kishte dashur të ketë çdo klub.
“Klubi jonë më herë ka hapur dyert për refugjatët të cilët janë të stacionuar në qendrën e migrimit në Bujanoc,që të vijnë dhe të zhvillojnë aktivitete në fushën tonë të futbollit dhe ky akt i jonë është mirëpritur nga UNHCR dhe vlerësuar lartë theksoi Salihu .
Salihu tha se duke patur paraysh këtë , kjo vizitë ishte organizuar nga Organizata Ndërkombëtare “UNHCR” dhe patëm rastin që t’i njoftojmë me funksionimin e klubit.
Në takim u bisedua edhe rreth bashkëpunimit me këtë klub,pikërisht në shkëmbimin e përvojave të trenerëve tha mes tjerash Enis Salihu, drejtor i KF”Tërnoci”/Lugina Press/






