Home MAGAZINA Janë VIP-a, por nuk kanë diplomë

Janë VIP-a, por nuk kanë diplomë

824
0
SHARE

Të dhënë pas famës, shumë aktorë dhe këngëtarë të mirënjohur nuk kanë asnjë diplomë, kjo për shkaqe të ndryshme. 

Dikush ka pasur probleme familjare, dikush tjetër është përjashtuar, ose ka pasur probleme me alkoolin. Kanë qënë një sërë shkaqesh që ndonëse ata tashmë cilësohen VIP-a, asnjëherë nuk e kanë pasur mëndjen për të mësuar, madje në të shumtën e rasteve nuk kanë qënë të vëmëndshëm.
Ndoshta nuk mund t’ju shkonte ndër mënd, por këngëtarja Avril Lavigne nuk ka asnjë diplomë. Kur ishte në shkollën fillore, Avril u diagnostikua për sindromën e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit.

Një tjetër arsye madhore ka pasur edhe një ndër aktorët më të mëdhenj të humorit. Bëhet fjalë për Jim Carrey, i cili është gjithashtu pa diplomë. Familja e tij ishte e varfër, aq sa në një moment, i’u desh të linte shkollën dhe të punonte.

Lista e yjeve të show-bizit është e gjatë dhe në të bën pjesë edhe aktorja Drew Barrymore. Ajo ka pasur një fëmijëri problematike, pasi në moshën 9 vjeçare nisi të pijë duhan dhe në moshën 11 vjeçare, nisi të pijë alkool. Gjithashtu në moshën 14 vjeçare tentoi vetëvrasjen.

Një ndër femrat e cila bën bujë në faqet e para të mediave rozë është Paris Hilton. Ajo përmëndet jo vetëm për pasurine që gëzon, por edhe për paraqitjen e saj. Paris Hilton ishte në prag diplomimi, por ajo u dëbua nga Canterbury Boarding School, në Connecticut, për shkak se kishte thyer rregullat e shkollës.

Kohët e fundit, pararacët janë fokusuar tek jeta e tij personale, e ndërsa ka statusin e një aktori me famë botërore. Johnny Depp ishte një adoleshent i mbrapshtë, pëlqente vetëm kitarën dhe nuk i shkonte ndërmend për shkollën.

Shpesh e cilësojnë një ndër aktoret më problematike, kjo për shkak të problemeve me drogën dhe alkoolin. Në sheshxhirim shpesh ajo është larguar, kjo për shkak të problemeve që ka krijuar me qëndrimin deri vonë në clabe. Por ne nuk dinim anën tjetër të medaljes, se aktorja Lindsay Lohan ka qenë mjaft e aftë në lëndët shkencore.

Do ta kishte marrë diplomën, nëse nuk do të ishte dhënë shumë pas filmave. John Travolta i ndërpreu studimet në moshën 16 vjeçare. Gjithçka ndodhi pasi u ftua të bëhej pjesë e një musical dhe nga aty nuk u rikthye më në shkollë.

Britney Spears është sulmuar dhe jeta e saj nuk ka qënë aspak e lehtë, ndërsa ka qënë e shtruar në një qëndër rehabilitimi. Ndonëse pëlqehet në masë të madhe të publikut për këngët e saj, ajo nuk ka një diplomë të shkollës së lartë. Si Spears edhe Jessica Simpson gëzon të njëjtin status, pasi i ka ndërprerë studimet e saj, pasi u përfshi me botën e muzikës.

Kohët e fundit ajo ka qënë në vëmëndjen e revistave, për shkak të fizikut të saj, ku për hir të së vërtetës është për tu admiruar.