“Punoni dhe vetëm punoni që t’i ushqeni familjarët tuaj me hallall” këto ishin fjalët lamtumirëse të profesorit dhe ish drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi”në Bujanoc Xhevat Fejzullahu i cili sot në mënyrë solmne sot pas 40 viteve është përcjellur për në pension.
Profesori Xhevat Fejzullahu sot më mënyrë solmne është përcjellur nga kolektivi I kësaj shkolle e që punoni dhe kontribuoi një kohë të gjatë në këtë institucion arsimorë.
Ndërkohë porosia e tij ndaj kolegtivit të kësaj shkolle ishte “punoni dhe vetëm punoni që t’i ushqeni familjarët tuaj me hallall” dhe kjo do të ndikoj në përmirësimin e gjendjes në arsim .
Me këtë rast Fejzullahu u nderua edhe me një mirënjohje nga drejtoria e shkollës për kontributin e palodhshëm./Lugina Press/







