Home Aktuale Partia Demokratike nesër do të hap degën e saj në Preshevë

Partia Demokratike nesër do të hap degën e saj në Preshevë

733
0
SHARE

PD e Napip Arifit hap degën e saj në Preshevë,duke e kompletuar shtrirjen e saj në tri komunat Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.

Nesër më datë 16.09.2017 ( e shtunë) është ftuar mbedhja e parë konstituive e këshillit themelues të degës së PD Preshevë.Themelimi i subjektit më të ri politik në komunën e Preshevës vjen si pasojë e çrregullimit të situatës politike,duke reflektuar me shumë pakënaqësi dhe si rezultat i kësaj kanë nisur iniciativa të tilla .

Synimi dhe misioni i këtij subjekti është të ndikoj fillimisht në mënyrën e qasjes ndaj problematikave të ndryshme ,pastaj me kohë edhe në bazë të përgjegjësive të shtyhen dhe drejtohen përpara proceset te cilat duhet të ndodhin për të ndryshuar sado pak gjendjen ekonomike,sociale dhe politike.

PD –Preshevë në hapjen zyrëtare fton të gjithë qytetarët dhe mediumet të marrin pjesë në promovim i cili mbahet më 16.09.2017 (e shtunë),në zyrën e PD (rr.Karposh nr.1) me fillim në ora 14:00 .

Preshevë Këshilli inicues i PD –Preshevë Shtator 2017.