Home Aktuale Partia Demokratike e Serbisë, RTSHL i rrezikshëm, Mustafa do të dëgjohet...

Partia Demokratike e Serbisë, RTSHL i rrezikshëm, Mustafa do të dëgjohet fjala shqipe

736
0
SHARE

Partia Demokratike e Serbisë për mes një reagimi e konsideruar të rrezikshëm themelimin e RTSHL .Ndërsa kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se pavarësisht nacionalizimit të shprehur fjala shqipe do të dëgjohet.

Partia Demokratike e Serbisë me vendosshmëri kundërshton privatizimin dhe shuarjen e medieve lokale që po ndodh në Serbi dhe e paralajmëron në vendimin e rrezikshëm të Këshillit Nacional të Shqiptarëve që të themeloj një Tv e cila emeton program vetëm në gjuhën shqipe.Sipas tyre, në Bujanoc me 34% popullatë serbe sipas ligjit të ri do të mbeten pa televizion lokal dhe radio stacion, ndërsa do të kenë radio televizionin e Këshillit Nacional të shqiptarëve, thuhet nga Partia Demokratike e Serbisë.
Ndërsa kryetari i Preshevës duke iu përgjigjur reagimeve të politikës dhe medieve serbe ka thënë se fjala shqipe do të dëgjohet , pavarësisht spekulimeve nacionaliste.KKSH aktin mbi themelimin e RTSHL e ka marrë më 17 mars. Kundër RTSHL tashmë ka nisur një fushatë nga subjekte politike dhe mediat serbe, duke ditur që ky tv do të shihet edhe në shumë qytetet tjera të Serbisë. /Lugina Press/