Home SPORT ‘Paqe’ në Madrid, rezultat i favorshëm për Chelsean

‘Paqe’ në Madrid, rezultat i favorshëm për Chelsean

730
0
SHARE

Intesitet, ritëm emocione, por zero gola në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Atletiko e Madridit përballë Chelseat me los colchoneros që dominuan në cdo aspekt por nuk arritën të shënojnë, ndërsa taktikisht fiton plani i Mourinhos që vuri autobuzin para portë duke marrë një barazim që mund ti vlejë ar për sfidën e kthimit në Stamford Bridge.

Ashtu siç pritej, të dyja skuadrat luajtën një lojë më shumë të koncentruar në mbrojtje, duke bërë që ndeshja të përfundonte në barazim 0:0.

Gjithsesi, ishin vendasit ata që u treguan më të mirë në raste, mirëpo harkimet e tyre të shumta në zonë, nuk gjetën cakun.

Në pjesën e dytë, Arda Turan, pati një rast të mirë shënimi, por goditja e tij me kokë shkoi afër shtyllës së portës kundërshtarë.

Rast të mirë për mysafirët në fundin e takimit pati David Luiz, por goditja e këtij të fundit nga gjuajtja e lirë shkoi jashtë porte.

Barazimi 0:0 i shkon për favor skuadrës së Jose Mourinhos, e cila pret në takimin e kthimit Atleticon në ‘Stamford Bridge’.