Home Aktuale Pamflete dhe grafite antiqeveritare nëpër Maqedoni

Pamflete dhe grafite antiqeveritare nëpër Maqedoni

883
0
SHARE

Disa qytete në Maqedoni janë mbushur me pamflete dhe grafite antiqeveritare.

Në disa qytete mëngjesi sot është gdhirë me pamflete dhe grafite kundër qeverisë dhe me apele për dorëheqjen e saj, sidomos me pamjet e kryeministrit Nikola Gruevski.

“E dij seë Gruevski është kur them alo”, “Poshtë Qeveria”, “MPB – Call center e VMRO-DPMNE-së”…etj, janë disa grafite sot nëpër Kumanovë, Strugë, Kërçovë, Shtip dhe qytete tjera.

Kjo situatë e tensionuar po ndodhë pas aferës së përgjimeve të publikuar nga opozita maqedonase, e cila ka nxjerrë biseda të përgjuara të krerëve qeveritar, nga të cilat dalin në shesh skandale dhe afera korruptive, kriminale dhe për manipulimin e zgjedhjeve. (INA)