Home Aktuale ORGANIZATA JOQEVERITARE “LDA BALKANS” VIZITON KOMUNËN E BUJANOCIT

ORGANIZATA JOQEVERITARE “LDA BALKANS” VIZITON KOMUNËN E BUJANOCIT

699
0
SHARE
Kryetari i komunës së Bujanocit ka mirëpritur sot përfaqësues të organizatës LDA Balkans, e cila ka shtrirje në më shumë se 70 vende të Europës, në mesin e tyre edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.
LDA Balkans ka vizituar Bujanocin me rastin e hapjes se degës së saj edhe në Bujanoc, kurse nga kryetari i komunës Nagip Arifi u sigurua mbështetja për çdo iniciativë që ka për qëllim avancimin e të rinjëve.
Pas takimit, përfaqësuesit e LDA Balkans që vinin nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbajtën mbledhjen e Kuvendit të parë të degës së saj në Bujanoc, ku për kryetare zgjodhën Leonora Pajazitin.