Komisioni i Këshillit komunal pranë komunës së Bujanocit për ndarjen e bursave studentore sot ka shpallur konkursin për ndarjen e ndihmës së njëhershme finansiare për studentët në studimet themelore dhe master nga territori i komunës së Bujanocit për vitin Akademik 2015/2016.
Konkursi do të jetë i hapur nga 26 janari dhe do të zgjasë deri më 17 shkurt të këtij viti, ndërsa studentët fletparaqitjet duhet ti dorëzojnë në ndërtesën e komunës së Bujaocit, gjegjësisht në drejtoratin për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore, në zyren numër 301.






