Home LAJME ordani i shqetësuar për ofensivën e rebelëve në jug të Sirisë

ordani i shqetësuar për ofensivën e rebelëve në jug të Sirisë

734
0
SHARE

Jugu i Sirisë, një territor i kontrolluar kryesisht nga forcat e Presidentit Bashar Al-Asad kohët e fundit është destabilizuar. Atje kanë depërtuar mijëra rebelë, por edhe muxhahedin të krahut të “Al-Kaida’së”, të fraksionit paramilitar të “Xhabhatu Al-Nusra” të cilët po i sulmojnë forcat e regjimit të Asadit me anti-tanke, prodhim amerikanë.

Kjo situatë e ka shqetësuar Jordanin, shtet i cili e ka rritur praninë e forcave ushtarake në 370 kilometrat e kufirit që i ndanë me SIrinë.

Siç raporton WorldTribune Jordani dyshon që do të bëhet ven-qëndrim i mijëra rebelëve sirianë të trajnuar nga Shtet e Bashkuara të Amerikës.

“Ekziston shqetësimi se këta ushtarë do të mund të sulmohen nga terroristët që duan të destabilizojnë Jordani, ” thonë burime nga ushtria e Jordanisë, si arsyetim për dislokomini e trupave në kufi.