Përfituesit e serave të komunës së Bujanocit, tashmë mund të fillojnë me mbjelljen e prodhimatarive bujqësore ngase është bërë edhe montimi i serave.
Donacioni në fjalë është dhuruar nga Agjencioni Turk për Zhvillim dhe bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), e që u realizua nga Komuna e Bujanocit.
Në komunën e Bujanocit Agjencioni Turk për Zhvillim dhe bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), ka dhuruar 30 sera për prodhimtarinë bujqësore ndërkaq përzgjedhja e përfituesëve është bërë përmes komisionit të Komunës së Bujanocit. /Lugina Press/
Lexo këtu : Bujanoc: Fillon ndarja e serrave për prodhimtarinë bujqësore(Video+foto)



















