Home Aktuale Njoh shumë që e paguajnë rrymën!

Njoh shumë që e paguajnë rrymën!

826
0
SHARE

Obligimi i shtetit është që të siguroj kushte të njejta për të gjithë nxënësit, e paguajnë apo jo rrymën, dhe njejtë dhe obligim i të gjithë qytetarëve që kanë marrë tekste shkollore apo jo, ta paguajnë rrymën. Këto janë dy gjëra që nuk duhet të lidhen, ka thënë deputeti popullor në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, në një bisedë për “Politikën”, ndërsa transmeton presheva.com.

Tregimi për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe borxhet e mëdha për energji elektrike në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që u diskutua në mbledhje e parlamentit serb me 1 gusht, është aktualizuar në fillim të vitit shkollor me sjelljen e librave për nxënësit në Luginën e Preshevës.

Sipas një titulli të një gazete, Kamberi thuhet se ka thënë se që edhe pse kanë marrë tekstet, shqiptarët prap nuk do ta paguajnë rrymën.

“Unë?! Nuk është e vërtetë që kam thënë. Deklarata ime ka qenë e tillë që nuk mund të lidhet njëra me tjetrën. Të gjithë që harxhojnë rrymë duhet të paguaj. Nga ana tjetër, e pagove apo jo, shteti është i obliguar të siguroj kushte të barabarta për fëmijët.

Pas apelit të kryeministrit Vuçiq në fillim të muajit gush që qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të fillojnë të paguajnë rrymë, a ka ndonjë përmirësim?

Personalisht kam biseduar me shumë njerëz që kanë paguar rrymën. E tani, ne kemi kërkuar raportin zyrtar se kush sa ka borxh nëpër sektorë në shtatë komunat e rrethit të Pçinjës, të shohim se cila komunë sa ka borxh për rrymë dhe sa ka borxh kompania Simpo. Por, ja ende nuk kemi marrë përgjigje për pyetjet tona të deputetëve. Ne presim, me siguri se do ti marrim.

Çka do të thotë kjo? Që deri tek ky raporti nuk do të paguani…

“Jo, askush nuk i ka thënë askujt që të mos paguhet rryma. Këtio janë detyrime personale, kjo nuk ka të bëj me politikë po as me nacionalizëm. Në fund të fundit., janë gjykatat të cilat kujdesen për zbatimin e detyrimit të qytarëve, e jo shlyesit e borxheve, cilit do qoftë ata.

Nga “elektrodistribucioni” ankone se gjykatat nuk i ndihmojnë edhe aq, thjesht ligjet janë të atilla…

Gjykata nuk i ndihmojnë askujt, gjyqësori është i tillë si është…

Drejtori i Distribucionit ka thënë se dëmi i përgjithshëm për rreth 50% i rrymës që vjidhet në këto tre komuna është rretj 1.9 miliardë  dinarë, janë ngritur 510 akuza penale, ndërsa ekzistojnë të dhëna që në Preshevë secila familje mesatarisht ka borxh rreth 42.000 dinarë, ndërsa në Bujanoc mbi 70.000 dinarë për familje.

“Mirë, këto shuma janë, të gjitha të lidhura me krizën ekonomike, njerëzit nuk punojnë, jetojnë në kushte të vështira, numri i papunësisë në Preshevë arrin 70%. Prap, kjo nuk e liron nga obligimi që mos të paguaj rrymën dhe obligimet tjera, por ajo që më pengon mua dhe partisë sime është ajo se gjërat lidhen. Të drejtat e njeriut dhe pakicave janë të garantuara për secilin person, pa marrë parasysh kombësinë, dhe pa marrë parasysh se a kryen ai disa obligime apo jo. Kjo është ajo që ne po flasin…

Por, Vuçiq atherë nuk ka “nuk do tua japim librat nëse nuk e paguani rrymën, apo jo?”

“Nuk ka thënë, por ka thënë “duhet ta paguani rrymën”.

Mirë, në thelb ka thënë se të gjithë qytetarët duhet ta paguajnë rrymën.. /Luginapress.com/