Të paktën janë 8 njerëz, me të cilët nuk keni aq marrëdhënie miqësore, e që nuk është mirë t’i keni miq në llogarinë tuaj.
Me më shumë se 900 milionë përdorues në të gjithë botën, “Facebook” është sot rrjeti social më i përdorshëm. Të kesh miq në “Facebook” tani është kthyer në normalitet.
Por, të bësh mik këdo që të dërgon ftesë miqësie në “Facebook” kjo nuk është e këshillueshme. Të paktën janë 8 njerëz, me të cilët nuk keni aq marrëdhënie miqësore, e që nuk është mirë t’i keni miq në llogarinë tuaj.
1) Dadon e fëmijëve të tu. Nëse dikush kujdeset për fëmijën tuaj, nuk është aspak e këndshme të jetë mikja juaj në Facebook. Do të donit të ndani privatësinë tuaj me të? Por edhe nëse po, nuk do të ishte interesante të shihnit që gjatë kohës që ajo është duke u kujdesur për fëmijën tuaj, shpenzon kohë edhe në Facebook.
2) Trajneri personal. Nëse frekuentoni palestrën dhe jeni fanatik ndaj saj nuk do jetë interesante që trajneri juaj personal të shohë kur “shkelni” rregullat e palestrës.
3) Prifti ose hoxha juaj. Sot të gjithë kanë llogari në Facebook madje edhe ata që predikojnë fenë. Por nëse jeni besimtarë dhe frekuentoni shpesh herë kishën apo xhaminë nuk është e këndshme që prifti apo hoxha të jenëmiqtë tuaj. Nuk do të dëshironit që ata të shohin mëkatet tuaja, apo jo?
4) Ish-partneret e bashkëshortit tuaj. Kjo është një “Jo”, por në rast se mendoni ta konsideroni si mundësi duhet të jetë “Absolutisht jo!”. Sigurisht që e dini se sa e pakëndëshme është.
5) Shefi juaj. Është pak e sikletshme. Të gjitha diskutimet tuaja për punën, komentet, apo postimet në orar të punës do të penalizohen krejtësisht. Do të jeni gjithë kohën nën presionin se shefi juaj po sheh gjithçka.
6) Ish-partnerin tuaj. Pavarësisht se shpesh dëgjojmë të flitet për një “miqësi” pas ndarjeve, askush nuk e ka kënaqësinë të shohë ish-partnerin/en se si po i shkon jeta.
7) Prindërit dhe të afërmit. Kjo vlen sidomos për të rinjtë. Shpesh herë ata detyrohen që postimet e tyre t’i bëjnë të padukshme ndaj prindërve apo të afërmve. Askujt nuk do i pëlqente, sidomos adoleshtentëve apo të rinjve që prindërit ta kontrollojnë gjithë kohën.
8) Shokët e gjimnazit. Të gjithë kanë pasur shok në klasë në periudhën e gjimnazit, me të cilët nuk u shkonte muhabeti. E përse ata duhet të jenë miqtë tuaj në Facebook? Vetëm për shkak të nostaligjisë? Ndonjëherë duhet të jeni më realistë dhe të mos pranoni këdo që njihni.






