Home LAJME Një formacion drejt Shqipërisë

Një formacion drejt Shqipërisë

942
0
SHARE

Vetëm gjatë edicionit të kaluar pjesë e Ligës Superiore të Shqipërisë u bënë më shumë se 20 lojtarë që kaluan nga Superliga e Kosovës.

Edhe këtë herë nuk pritet të jetë më ndryshe. Fillimi i afatit kalimtar të verës po e dëshmon se do të ketë një verë të nxehtë të transfereve përtej kufirit.
I pari që theu akullin këtë verë ishte i shumëpërfoluri Mentor Zhdrella. Futbollisti më i mirë në Kosovë, më në fund vuri të zezën në të bardhë në një kontratë të ndonjë klubi jashtë vendit. Ai nënshkroi me Partizanin e Tiranës.

Shabani i Teutës

Krahas Mentor Zhdrellës, një tjetër lojtar i Dritës kaloi në Shqipëri. Xhevdet Shabani nënshkroi me Teutën e Durrësit. “Prej sot jam lojtar i Teutës. Sapo u ktheva nga Shqipëria ku nënshkrova kontratë. Kam pasur edhe oferta tjera, por vendosa të kalojë te Teuta. Do ta jap maksimumin për këtë skuadër. Dua ta falënderoj edhe ish-klubin tim, Drita”, tha Shabani të dielën për Arenën.

Të tjerët

Rrugën e Zhdrellës e Shabanit pritet ta ndjekin edhe lojtarët tjerë. Kreshnik Lushtaku i Drenicës pritet të kalojë te Teuta. Arbër Prekazi i Llamkos Kosovës ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Tiranës, kurse për dyshen e Prishtinës, Viktor Kuka e Argjend Malaj, ka kohë që flitet po ashtu për një kalim te Tirana. Portieri i Prishtinës, Kushtrim Mushica, është një tjetër alternativë për një kalim matan kufirit. Krahas tyre, edhe Leart Emini e Semir Zeneli, të dy të Llamkos Kosovës mund të kalojnë në kampionatin shqiptar, sikurse Ylber Ramadani i Ferizajt, që lidhet me një kalim te Skënderbeu.

11-shja drejt Shqipërisë

Zeneli (Ll.Kosova)

Kr.Lushtaku – Zhdrella – Emini – Xh.Shabani

Y.Ramadani – Malaj

A.Limani – Prekazi – V.Kuka