Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me rastin e javës së fëmijëve ka pritur sot në kabinetin e tij fëmijët e entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” në Bujanoc.
Fëmijët e entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, me rastin e javës së fëmijëve, u pritën sot ngrohtësisht nga kryetari i Komunës së Bujanaocit, Nagip Arifi.Kryetari Arifi i priti ata me dashuri të madhe duke i dëshiruar mirseardhje në vendin e tij të punës, dhe duke i konsideruar si pasuri të pazëvendësueshme.
Gjatë bisedës me fëmijët e entit parashkollorë “Gëzimi Ynë”, Arifi ua uroj javën e tyre duke i premtuar që së shpejti do të kenë kushte edhe më të mira ku ata mësojnë.
Nga ana tjetër edhe fëmijët duke rrespektuar kryetarin e komunës i dhuruan atij buqeta lulesh, biseduan për dëshirat që kanë dhe recituan poezi.
Ndërkaq vizita e fëmijëve të entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” te kryetari i komunës tashmë është tradicionale. Ata këtë e realizojnë për çdo vitë gjatë javës së fëmijëve./Lugina Press/












