Home Aktuale Një familje nga Bilaçi i Bujanocit ka rënë në liqenin e Badovcit,...

Një familje nga Bilaçi i Bujanocit ka rënë në liqenin e Badovcit, nuk ka të lënduar

811
0
SHARE

Një familje 4 anëtarëshe nga fshati Bilaç i komunës së Bujanocit ka shpëtuar sot pasi vetura ku gjindeshin ka rënë në liqenin e Badovcit.

Bëhet fjalë për familjen Esati   nga fshati Bilaç i komunës së Bujanocit të cilët kanë rënë sot në liqenin e Badovcit por fatmirësisht kanë kaluar pa pasoja.Shaban Esati ka thënë se nuk mbanë në mend asgje se si ka ardhur deri tek rasti në fjalë.
Ndërkohë banorët vendas dhe ekipet e shpëtimit kanë dalur për ti dhënë ndihmën atyre, ndërkohë Lugina Press ka kontaktuar me një anëtar të familjes së tyre ku mësohet se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Shabani me familje jeton në Gjermani, ndërkaq sot ishte nisur për në aeroportin Adem Jashari për të përcjellur djalin e tij për nē Gjermani./Lugina Press/