Të hënën rreth orës 10 e 50 është dëgjuar një dridhje e fuqishme në Gjilan. Dridhjet e tokës janë dëgjuar në tërë qytetin. Ndonëse nuk janë shënuar dëme apo viktima banorët janë shqetësuar dhe shumë prej tyre edhe kanë dalur jashtë shtëpive dhe banesave.
Ndryshe rajoni i Gjilanit është i njohur si vend sizmik dhe me ndjeshmëri të lartë të tërmeteve për shkak të hapësirave termale që ndodhen në pjesë të shumta të Anamoravës .






