Home Aktuale Nëndega e FRPD-së në Bujanoc zgjedh organet e reja udhëheqëse

Nëndega e FRPD-së në Bujanoc zgjedh organet e reja udhëheqëse

491
0
SHARE

Nëndega e FRPD-së në Bujanoc zgjedh organet e reja udhëheqëse

Të rinjtë e PD-së të nëndegës së Bujanocit kanë  mbajtur  Kuvendin zgjedhor të Forumit Rinor. Në prezencë të shumë të rinjëve nga qyteti i Bujanocit u zgjodh Kuvendi prej 40 delegatëve. Delegatët e sapo zgjedhur votuan edhe për kryesinë e re dhe njëherërit zgjodhën kryetarin.

Gëzim Selimi zgjedhet unanimisht kryetar i Forumit Rinor të nëndegës së PD-së në Bujanoc. Ai përveç aktivitetit politik, njëherit është edhe profesor i lëndës së historisë dhe punon në gjimnazin “Sezai Surroi” në Bujanoc. Për nënkryetarë u zgjodhën: Shqipe Misimi, Gëzim Aliu, Vigan Dalipi dhe Sara Beqiri. Ndërsa për sekretar u zgjodh Getoar Krasniqi, derisa arkatar Shkëlzen Jakupi.

Gëzim Selimi u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me çdo të ri të Bujanocit për të punuar në dobi të rinisë.

Të pranishmit në këtë Kuvend zgjedhor i përshëndeti edhe kryetari i PD-së Dr sc Nagip Arifi, kryetari i FRPD-së Sali Salihi dhe kryetari i nëndegës së PD-së në Bujanoc Kujtim Halili.