Home Aktuale Në lokalet e QKUK-së pihet duhan (Dokument)

Në lokalet e QKUK-së pihet duhan (Dokument)

599
0
SHARE

Duhet të jetë institucioni që të paktën, për atë që propagandon vetë, ta respektojë më së shumti ndalesën që tani është sanksionuar edhe me ligj: Mos pirjen e duhanit në lokalet publike.

Por, QKUK, Qendra e Klinikave Universitare të Kosovës, në njërin nga repartet e veta, është ajo që shkel jo vetëm parimin e vet themeltar shëndetësor duke e theksuar në çdo moment rrezikun që paraqet pirja e duhanit për shëndetin, por ai shkel qëllimshëm edhe Ligjin Anti Duhan të Kosovës, sipas të cilit ndalohet pirja e duhanit në lokalet publike.

Një faksimile e arritur në Koha Ditore, tregon për këtë shkelje flagrante me të cilin duhet të merren jo vetëm inspektorët, por edhe vetë Ministria e Shëndetësisë.

Ja çfarë shkruan në këtë faksimile: “Problem serioz paraqet pirja e duhanit në repartin e radiologjisë. Shëndeti im është rrezikuar seriozisht qe 15 vite duke thithur tymin e duhanit”.

Duket se ky ankim nuk ka brengosur askënd, pasi duhani vazhdohet të pihet në radiologji.

Të paktën sipas dëshmisë së mjekut në këtë repart, Dr. Agron Arifi. /koha/

QKUK(1)