Në fshatin Leshan të Prizrenit disa banorë të këtij fshati gjatë hapjes së një varri kanë hasur në eshtrat e një personi.
Rastin për Indeksonile e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha i cili ka theksuar se dyshohet se kufoma i përket luftës së fundit në Kosovë.
“Banorët e këtij fshati kanë qenë duke hapur një varr kanë hasur në një kufomë e cila ka qenë e mbështjellur me një batanije që dyshohet se i përket luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Haziri.
Ai më pas ka shtuar se lidhur me rastin janë njoftuar njësiti përkatës për krime lufte në drejtorinë e policisë në Prishtinë po ashtu edhe njësia për persona të zhdukur të cilët janë duke u marrë me rastin.






