Home Aktuale Në Kosovë Kush do të fitojë zgjedhjet parlamentare PDK apo LDK

Në Kosovë Kush do të fitojë zgjedhjet parlamentare PDK apo LDK

796
0
SHARE

Kuptohet të dyja kanë pretendime të fitojnë zgjedhjet parlamentare , secila prej këtyre subjekteve e shohin veten favorit në këto zgjedhje, edhe pse asnjëra prej tyre nuk është plotësisht e sigurt se do të jetë fitues. Por përpjekjet janë që të dyja , në kohen e sotme shpesh po ndodhë që po e shpallin veten fitues , kjo për shumë arsye e para të dy këto subjekte janë në para fushat, njëra e cila e ka në dorë buxhetin e Kosovës, e tjetra s’ka në dorë asnjë lloj buxheti ne nivelin nacional, pra opozitë e asgjë me shumë. PDK po ka mundësi me bërë para fushat sepse ka pare dhe ka çka te premtojë sepse ka “kacën e shtetit”, dhe të gjitha kalkulimet ne para fushatë i bënë në sektorin publik ose tek punëtorët të cilët e kanë punën e rregullt dhe nuk varen nga buxheti privat, dhe sektori i mjerë privat. Thaçi po bënë punë për të dy palët sektorit publik i ka rritë pagën 25% ,dhe sektorit privat i ka ofrua kontratën kolektive ,kjo nuk është rastësi .Zotin Thaçi e sugjeruan që të shkojë vetë në fushatë pa askënd dhe se dyti nën ombrellën e kryeministrit të shtetit, kjo nga ata sugjerues u bë përpjekje që ti thonë më mire kështu me veprua , e jo edhe me funksionar të tjerë të Qeverisë, sepse do te kuptohej thjeshtë fushat. Por natyrisht se kjo matematik nuk ecë te askush, të gjithë e dinë që kryeministri i takon PDK dhe s’është më rëndësi kush shkon më të e kush jo në para fushatë. Edhe kjo është e qartë .Atë që se merr vesh LDK është – pse ata s’janë në pozitë të PDK në këtë vit zgjedhor për të rrit paga dhe bërë gjera tjera?Kjo sipas LDK është e pa pranueshme sepse po përmend gjera që lidhen me parën publike. Mjerimi më i madh në realitet po ndodh më ekonomin e tregut dhe sektorin privat ne të cilën bazohet ekonomia e shtetit tonë.

Kosova dhe rritja e pagave ne sektorin ku kontrollohet nga shteti po ngjason si ne komunizëm
Kosova po ngjason pak në komunizëm kush është me “shtetin hanë dardha të buta”, dhe kush është me Thaçin, përndryshe sektori privat u shpallë i vdekur. Në këtë vend tentohet që përmes kontratës së varfër kolektive të qetësohet sektori sektori privat , aty lere me që s’ka rritje pagash por ka diskriminim total në paga , shkruhen si punëtor të rregullt, ndërsa paguhen në mënyrë te mjerueshme, madje ka raste as me pagë të rregullt 12 mujore, puna e natës pastaj, orari i gjatë deri ne 12 -14 orë pune, me pagë minimale vetëm 170 euro- e më së shumti 200 euro. Përderisa anëtari Këshillit Drejtues I UP paguhet 1143 euro ne muaj plus para shtesë për punë tjera, ky është kulminacioni i fatkeqësisë së këtij shteti. Këto dy subjekte vazhdojnë garën e fuqishme politike duke lënë anash të gjitha subjektet e vogla politike të cilat kanë gjithsesi apetite të mëdha dhe të pa mundshme apo të pa arritshme. LDK nuk kishte hezituar të thotë se këto para që premtohen për çdo ditë nga Thaçi shtetin e qojnë në bankrot si Greqinë, ky ishte reaksioni kulminant i LDK për tu ndal sërishë nga sumi politik ndaj PDK.

LDK duhet të fillojë reforma të brendshme e që nuk e ka ndërmend fare të merret më to, ndërsa Thaçi problemet e veta brenda shtëpisë së tij po i mbulon më para fushtë. Kush është më mirë ?

Asnjëra !Por t ë dyja këto subjekte politike po vazhdon te ecin sikur asgjë s’ka ndodhë brenda tyre ?Isa vazhdon të sillet inert ndaj Fatmir Sejdiut kurse Hashimi nuk merret fare me daljet nga partia të dy figurave të rëndësishme politike të saj. Hashimi po vazhdon rrugëtimin e vet në para fushatë dhe po e kryen punën e “fushatës” para se të fillojë ecila pritet te jetë vetëm 15 ditë nëse aprovohet ligji për zgjedhjet, kjo I mundëson Hashimit të kryej punë mjaftë mirë e që këto paritë tjera do te kenë vështirë të barazohen me Hashimin , kjo është ideja e Thaçit, deri këtu i ka ec sipas planit që ia kanë hartuar, e tash çka më tutje? Pritet të shohim se ka do të mbajë megjithatë ai e ka planin e mesëm , fazën e parë të planit të tij e kreu, dhe të dytën, dhe tash e treta sipas logjikes duhet të vij, për të dal absolutë mbi oponentët e tij politik. Kuptohet PDK dhe Thaçi janë duke e kryer paralelisht edhe “fushatën” për të fituar edhe mandatin e tretë, ku do te jetojnë servilët e tij si parazit “, por kjo është politik , thonë njerëzit e padijshëm për politikën,kjo është politik skllavopronari- por fituese në Kosovë . Makiavelizmi po gjen mjaftë mirë vend në politikën kosovare, andaj asgjë nuk pritet te ndodh befasuese në këtë këto zgjedhje. Më se keqi e kanë subjektet e vogla politike, vetëm nëse të gjitha bëhen bashkë mund të arrijnë diçka në të kundërtën s’ka asgjë do të pësojnë shumë keq, madje disa as pragun zgjedhor s’kanë për ta kaluar. Subjektet e vogla do të luftojnë kush po i bënë 7% e me i marr me vete fituesi i zgjedhjeve ky mund të jetë realiteti që po vjen në këto zgjedhje.