Home Aktuale Presidentja nuk e tha asnjë fjalë për dështimin e Gjykatës Speciale!

Presidentja nuk e tha asnjë fjalë për dështimin e Gjykatës Speciale!

493
0
SHARE
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk e ka thënë asnjë fjalë për dështimin e Kuvendit të Kosovës për të themeluar Gjykatën Speciale.

Pavarësisht se votimi në Kuvend ka ndodhur dje, Presidentja nuk ka treguar ndonjë qëndrim lidhur me mospërmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja e Kosovës e cila ka qenë e përfshirë në grupet politike për themelimin e Gjykatës Speciale ka deklaruar disa herë se Specialja do të kalojë.

“Edhe njëherë them, edhe njëherë e përsëris, që Kosova do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saj karshi bashkësisë ndërkombëtare, sepse kjo tanimë ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat dhe ne jemi vetëm në proces e sipër të përmbylljes së kësaj përgjegjësie dhe këtij obligimi ndërkombëtar që kemi marrë”, kishte thënë Presidentja, në një intervistë, për një gazetë ditore, në mars të këtij viti.