Home Aktuale Ambasada amerikane përshëndet marrëveshjen Mustafa-Vuçiq

Ambasada amerikane përshëndet marrëveshjen Mustafa-Vuçiq

756
0
SHARE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë nënshkruar mbrëmë një marrëveshje që ka të bëjë me çështje të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës.

“Uroj kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen për integrimin e drejtësisë. Presim ta shohim implementimin e tyre”, ka shkruar Jacobson në Twitter.