Në orët e pas ditës së sotme ka ndërruar jetë hoxhë Rexhep Nuhiu i cili shërbeu për 17 vite si imam i xhamisë së Flumsit në Zvicër.
Hoxhë Rexhep Nuhiu është nga fshati Çukark i komunës së Preshevës por që jetonte në Zvicër. I ndjeri ishte themeluesi dhe imami i parë në xhamisë Flumsit.
Namazi i xhenazëz falët nesër me datën 26.10.2017 ora 09:30, te xhamija e Flumsit.
Ndërkaq kufoma e të ndjerit pritet të arrijë në vendlindjen e tij ditën e premte
Me këtë rast i shprehim ngushëllime familjes së tij.
Lusim Allahun xh.sh ta shpërblen me xhenet.








