Home LAJME Ndërroi jetë prof.Dr. Mehdi Polisi

Ndërroi jetë prof.Dr. Mehdi Polisi

803
0
SHARE

Pas një sulmi në zemër, sonte në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë prof.Dr. Mehdi Polisi.

 Prof dr. Mehdi Polisi ishte pedagog i gjuhës turke në degën e orientalistikës, pranë Universitetit të Prishtinës.  Gjithashtu  prof.dr Mehdi  Polisi një kohë  ishte  edhe pro-dekan i fakultetit filologjik të UP.

  Dr. Mehdi Polisi në opinionin shqiptar përveç librave dhe artikujve të shumtë, njihet edhe si përkthyesi i shumë veprave të Sami Frashërit.

  Është i lindur  në vitin 1953   në Strugë të Maqedonisë,  ndërkohë ka jetuar   në Prishtinë.

      Me këtë rast redeaksia e Agjencisë së Lajmeve “Lugina Press” i  shpreh ngushëllimet më të sinqerta famlijes së tij, duke e lutur Krijuesin e gjithësisë  që të ndjerin prof.Dr .Mehdi Polisin të e shpërblen më të mirat e tij në Xhen-net./lLugina Press/