Home Aktuale “Nansen Dialogue Center” rikthehet me projekte në komunën e Bujanocit

“Nansen Dialogue Center” rikthehet me projekte në komunën e Bujanocit

993
0
SHARE

Qendra për dialog “Nansen” nga Norvegjia pas një periudhe kohore prap është kthyer me aktivitetet e saja në komunën e Bujanocit. Kohë më parë, gjegjësisht në mandatin e mëparshëm të kryetarit Arifi, kjo organizatë ishte shumë aktive në komunën e Bujanocit me projekte të shumta, si rezultat i kësaj komuna e Bujanocit ishte binjakëzuar me komunën e Lilehamerit të Norvegjis një komunë kapitaliste.

1511205_789905644380312_4278014658813397488_n

Ky binjakëzim gjatë periudhës së atëhershme i solli shumë të mira Bujanocit, përveç projekteve të shumta, profesor, politikan dhe nënës përfitun nga ky binjakëzim, duke iu dhënë mundësia që ta vizitojnë komunën e Lilehamerit në Norvegji dhe kështu përfituan njohuri të shumta. Me ndryshimet në pushtetin lokal, funksionimi i zyres “Nansen Dialogue Center” në Bujanoc mori teposhtën, dhe kështu erdhi deri tek mbyllja e kësaj zyre, arsyet, jozyrtarisht mësohet të kenë qenë raportet “Nansen Dialogue Center”- pushtet lokal. “Nansen Dialogue Center” zyra në Shkup asnjëherë nuk ka pushuar së funksionuari duke realizuar projekte të shumta në Maqedoni. Kjo zyre ka filluar ta shtrijë aktivitetin e vetë edhe në komunën e Bujanocit. Shkolla fillore ‘’Ali Bektashi’’ paralelja e ndarë në fshatin Osllar dhe shkolla fillore ‘’Vuk Stefanovic Karaxhiq’’ paralelja e ndarë nga Levosoja në fshatin Osllar, u vizituan sot nga organizata “Nansen” dhe nga përfaquesit e komunës së Bujanocit. Qëllimi i vizitës ishte fillimi i projekti ‘’Arsimimi i Integruar’’ i filluar nga organizata Nansen në bashkëpunim me komunën e Bujanocit.

123

Me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, e vlerësoi lart nisjen e projektit, duke shpresuar në një mirëkuptim të plot nga pedagogët e dy shkollave dhe më konkretisht tek prindërit e femijëve. Arifi theksoi se, “bashkëpunimi me qendrën për dialog Nansen ka qenë në dhe do të jetë në nivel, dhe drejtori i kësaj qendre Stajner Bryn është një mik i veqant i Bujanocit i cili gjithmonë është i mirëseardhur. Ky projekt është i një rëndësie të veqant dhe besoj se nuk do të mbetet me kaq, do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në të mir të qytetarëve të komunës së Bujanocit” Nga ana tjetër edhe Drejtori kryesor i organizatës Nansen të Norvegjisë me seli në Lilahamer dhe zyrës Nansen dialog qendër në Shkup, Stajner Bryn u shpreh se nisma e projektit është një iniciativ fisnike për bashkëpunim.

345

Më vjen shumë mirë që po e shoh këtë bashkëpunim mes dy shkollave, shqipe dhe sërbe në fshatin Osllar, gjithashtu ndjehem shumë mirë që ka filluar kjo iniciativë kaq fsinike për bashkëpunim, që sa më shumë të mësojmë për njëri tjetërin. Unë kam qenë edhe në vende të tjera si në Bosnje dhe Hercegovin dhe Mal të Zi, ku ka filluar organizata Nansen me projekte të ngjajshme dhe kjo është një nisëm e mirë për fshatin tuaj” tha Bryn.

sa

Nga ana tjerët, edhe drejtori i organizatës Nansen me seli në Shkup Sasho Stojkovski, tha se, “Qëllimi i projekti është afrimi dhe bashkëpunimi i dy komuniteteve apo mësimi i integruar në dy shkollat fillore në fshatin Osllar, atë të gjuhës shqipe dhe sërbe, ku nxënsit dy herë në javë do të punojnë së bashku në të njejtat shkolla për të njohur sa më shumë njëri tjetrin” Njëherit faliminderim të veçantë shprehën edhe përfaqësuesit e dy shkollave , drejtori i shkollës fillore ‘’ Vuk Stefanoviq Karagjiq’’ Dragan Tomiq dhe pedagogu i shkollës fillore ‘’Ali Bektashi’’ Xhelal Azizi.

10858524_789905544380322_3533434800163538324_n

Kurse nxënësit e shkollës fillore Ali Bektashi pritën me padurim nxënësit e shkollës Vuk Stefanovic Karagjiq që të punojnë së bashku, me të cilët menjëher lindi dëshira për tu njohur. Në fund të takimit drejtori i Nnasen Dialog Qendrës z. Stajner Brin, mbajti takim me koordinatorët e oraganizatës dhe me kryetarin e komunëns së Bujanocit Nagip Arifi po ashtu dhe me përfaqësuesit e dy shkollave të fshatit Osllar. Në takim u bisedua për planet e të ardhmës dhe aktivitet e radhës të kësaj organizate në komunën e Bujanocit./Lugina Press/

10013503_789907111046832_3038605394926593614_n 10253751_789905734380303_5974880440362236507_n 10354749_789907187713491_6327837660992536461_n 10406739_789906114380265_1588162864494234017_n 10424346_789905854380291_4801685336755428164_n 10425844_789907077713502_5684859439102165456_n 10846271_789906101046933_3811530580291141883_n 10858385_789907017713508_1302225697146360448_n