Këngëtari i mirënjohur Nagip Salihi nga Tërrnovci i madh, komuna e Bujanocit pas një pauze të gjatë i rikthehet muzikës.
Dikur i këndonte Tërrnovcit, dhe shqiptarisë gjithandej por sfidat e jetës e bënë që për një kohë të gjatë të pauzon në muzikë, ishte ky këngëtari Nagip Salihi nga Tërrnovci.
Për gjeneratat e vjetra ishte shum i njohur ngase me zërin e tij i mbushte plot energji.
Ndërkoh, Nagipi pas një pauze ka vendosur sërisht t’i kthehet muzikës shqipe.
Këtë po e bënë duke i’u falënderuar këngëtarit të gjeneratës së re të këtij shekulli Ridvan Saqipi po ashtu nga Tërrnovci.
Nagip Salihu tashmë është duke përgaditur një album me këngë të bukura shqipe në studion “Allegro Ridvan Saqipi”, me çrast disa nga këngët e vjetra do të kenë mundësi të ndëgjojnë edhe gjeneratat e reja.
Vlenë të thkesohet se përveç albumit, së shpejti do të realizohet dhe “Sofra e Ternocit” përmes studio “Allegro Ridvan Saqipi” ,me këngetarin e mirënjohur Nagip Salihu dhe Ridvan Saqipi./Lugina Press/








