Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa ka marrus sot dozën e parë të vaksinës Anti-Covid-19, të prodhuar nga Pfizer.
Më poshtë postimi i plotë i Ragami Mustafës:
MJEKËT – HERONJTË E KOHËS, FALËNDERIT!
Sot kam marrë dozën e parë të vaksinës Anti-Covid-19, të prodhuar nga Pfizer.
Gjatë gjithë kësaj kohe me pandeminë, kam bërë disa herë testet serologjike dhe ato PCR test.
Fatmirësisht kam rezultuar negativ edhe pse kolegë dhe familjar kanë qenë të infektuar me pasoja nga më të ndryshmet e fatkeqësisht edhe me fatalitet.
Marja e dozës së dytë bëhet pas 21 dite, për të dhënë mbrojtje imunologjike aktive kundër Covid-19.
Mundësitë për efekte të pa dëshiruara janë në përqindjen edhe të vaksinimeve të më parshme, por mbi 90% vaksinimi shkakton prodhimin e antitrupave (imunitetit) kundër Covid 19.
Për t’u çliruar nga pandemia e për t’u kthyer në zhvillimet normale jetësore sipas ekspertëve shëndetësor qoftë ndërkombëtar, qoftë lokal, duhet të arrihet imunizimi i shoqërisë. Tash për tash mbetet forma më e shpejtë përmes vakcinimit masiv.
Urojë që të i japim fund kësaj gjendjeje të papërballueshme e të paparashikueshme shëndetësore dhe jo vetëm.
Një falënderim gjithë mjekëve dhe personelit mjekësor për përballjen e pa kompromis me pandeminë, në veçanti mirënjohje të thellë atyre të Luginës.






