Home Aktuale Miratohet deklarata politike e këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës (foto&video)

Miratohet deklarata politike e këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës (foto&video)

1246
0
SHARE

Këshilltarët shqiptar të tre Kuvendeve komunale sot në Bujanoc kanë miratuar deklaratën e përbashkët me të cilën kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të Luginës në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ne, përfaqësuesit e shqiptarëve të tre Kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, konsiderojmë se në rrethanat, kur:

 

  • Vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden në procesin e pakthim drejt integrimit në Bashkimin Evropian
  • Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë po hyn në fazën finale drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse (juridikisht të obligueshme për të dyja palët)
  • Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë,

 

 

Në mbështetje të:

 

  • Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut (1948),
  • Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,
  • Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,
  • Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992,
  • Marrëveshjes së Konçulit (2001),
  • Platformës politike te Janarit të vitit 2006,
  • Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (Plani 7 pikësh) të Marsit (2013),
  • Rezolutës së Parlamentit të Republikës së Kosovës, te majit (2013),
  • Vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Shtatorit të vitit

 

Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc, aprovon këtë:

 

DEKLARATË    POLITIKE

përmes  së cilës KËRKON:

 

  1. Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës , si dhe praktikave përkatëse (Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë);

 

  1. Ngritja substanciale e Monitorimit të vazhdueshëm te Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës;

 

  1. Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të RECIPROCITETIT, me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës.

 

Kuvendi konstaton , se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

 

Prandaj, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkon; nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë.

 

Në Bujanoc,

 

 

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në seancën e mbajtur më 14.07.2018, sjell këtë :

 

 

 R E A G I M

 

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës reagon ndaj gjuhës urrejtëse, diskriminuese dhe denigruese të cilën e përdorin përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhë një pjesë e mediave serbe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Si pasojë e kësaj fushate fyese, akuzuese e raciste janë përndjekur penalisht dhe padrejtësisht shumë të rinjë shqiptarë, ish pjesëtar të UCPMB-së, janë ftuar në biseda informative me qëllim të ngjalljes së frikës represioni dhe krijimit të pasigurisë së përgjithshme

Kuvendi konstaton nevojën e respektimit të plotë Marrëveshjes së Konçulit dhe Ligjit për Amnistinë e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së i miratuar nga Parlamenti i Republikës së Serbisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë më vitin 2001.

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kundërshton çdo nismë e cila për synim ka cenimin e identitetit, kulturës, historisë dhe  traditës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe konsideron se kjo i kontribuon përkeqësimit të  marrëdhënieve ndëretnike dhe proceseve integruese euroatlantike, aq më tepër largimi i lapidarëve të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇPMB-së.

 

Në Bujanoc

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=nuFB5sNBXoY&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]