Home Aktuale Ministrja Rizvanolli përgëzon KB “Elita” nga Bujanoci për fitoren në Turneun në...

Ministrja Rizvanolli përgëzon KB “Elita” nga Bujanoci për fitoren në Turneun në Beograd

803
0
SHARE

Artane Rizvanolli ministre e ekonomisë në Republikën e Kosovës në Qeverinë Kurti   në një postim në facebook ka përgëzuar Klubin e Basketbollit” Elita” nga Bujanoci për sukseset e saj.
Në postimin e saj ka thënë se buqeta e luleve  më e bukura e më e veçanta që e kam pranuar ndonjëherë, ishte dhuratë në shenjë falënderimi nga Klubi Basketbollistik Elita nga Bujanoci për përkrahjen për këtë klub nga Qeveria e Kosovës.

Me këtë rast ka uruar KB”Elita” nga Bujanoci për fitoren ndaj klubit Zvezda në Turnen në Beograd që u zvillua gjatë vikendit.

Postimi i plotë i Artane Rizvanolli:

Republika e Kosovës është fat që ka një Diasporë që jep kontribut të çmueshëm për zhvillimin ekonomik e social të vendit, e që ka një potencial të madh të shkathtësive e përvojës profesionale në të gjitha fushat.

Si kudo në vizitat tjera, më gëzuan e ishin mbresëlënëse takimet me kaq shumë shqiptarë të suksesshëm që janë të motivuar për të sjellur përvojën e tyre në institucione e ndërmarrje publike, e për të investuar në Kosovë.

Kjo foto është shkrepur gjatë takimit me Shoqatën e inxhinierëve shqiptarë të Zvicrës (AES) të organizuar në Ambasadën e 🇽🇰 në 🇨🇭, me të cilët u dakorduam që të fillojmë bashkëpunimin në në një mori temash si arsimi dual, energjia, transporti hekurudhor e zhvillimi i Trepçës.

Ndërsa buqeta e luleve është më e bukura e më e veçanta që e kam pranuar ndonjëherë, dhe ka arsye pse ishte e tillë: ajo ishte dhuratë në shenjë falënderimi nga Klubi Basketbollistik Elita nga Bujanoci për përkrahjen për këtë klub nga Qeveria e 🇽🇰, dhe me rastin e paraqitjes së tyre të suksesshme në Turneun e Beogradit duke shënuar fitore ndaj klubit Zvezda të këtij qyteti. Urime fitoren Klubi Basketbollistik “ELITA”-Bujanoc, dhe suksese të vazhdueshme!