Home Aktuale “Jetima e Ballkanit”, në natën e Kurban Bajramit, dhurojnë banesë në Bujanoc

“Jetima e Ballkanit”, në natën e Kurban Bajramit, dhurojnë banesë në Bujanoc

1694
0
SHARE

Me angazhimin e pandërprerë të Halil Kastratit, bashkë me drejtorin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Berat Kabashi, përfaqësuesin e Shoqatës për Gjermani dhe Evropë Ilir Sinani dhe me humanistin nga Komuna e Bujanocit, Lulzim Maliqi, ndajtëm sonte një banesë për familjen (nënë e bijë) Rexhepi nga Tërnoci.

Familja Rexhepi, e cila pak javë më parë humbi të zotin e shtëpisë, kishte jetuar për vite në kushte shumë të vështira ekonomike. Ajo, sonte, mu në natën e Kurban Bajramit, u gëzua me një banesë të re.

Faleminderim të pakufi për Halil Kastratin, Shoqatën Jetimat e Ballkanit dhe të gjithë të tjerët që gëzuan dhe i ndryshuan jetën kësaj familje.