Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Kosova ka një rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe premtoi se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.
Meta, pas takimit me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ka bërë me dije se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe atë të integrimeve evropiane.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në për njohje të reja. Gjithashtu, ai ka e vlerësuar të rëndësishëm për rajonin, vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel.
Meta ka folur edhe për themelimin e tribunalit për krimet e pretenduara të UÇK-së. Ai ka deklaruar se populli i Kosovës nuk ka sulmuar askënd, transmeton “Epoka e re”. Sipas tij, dihet se kush ka ushtruar gjenocid.
“Populli i Kosovës nuk e ka sulmuar askënd dihet kush ka ushtruar gjenocid në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Çdo përpjekje për ta vënë në diskutim luftën e popullit të Kosovës është e pavend”, ka theksuar Meta. /Telegrafi/






