Home Aktuale Mesazh urimi për Ramazan i kryetarit të KBI-së në Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu

Mesazh urimi për Ramazan i kryetarit të KBI-së në Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu

992
0
SHARE

Falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh,  paqa dhe mëshira e Allahut qotë për profetin Muhamedin a.s, familjen e tij  shokët e tij  dhe mbi të gjithë besimtarët musliman.

Muaji i Ramazanit është muaji i begative, muaj i mëshirës dhe faljes, muaj në të cilin iu përgjigjet lutjeve dhe  ndihmohen nevojtarët. Muaj i dhuntive dhe i dhuratave po ashtu  dhe muaj i teravive. Muaj i dhikrit i përmendjes së Allahut dhe tesbihut,   madhërimit të Tij.

Falënderojmë Allhaun xh.sh që na bëri të mundur të arrijmë edhe këtë Ramazan.

Të nderuar vëllezër dhe motra në emrin tim personal dhe në emër të KBI-së në Bujanoc të gjithë besimtarëve musliman  të Luginës dhe më gjërë ua urojmë muain e bekuar të  Ramazanit duke e lutur Allahun që të ju bekojë me të gjitha të mirat.

E lusim Allahun fuqiplotë të na lehtëson  agjërimin, të na flalë mëkatet tona dhe të na largoj nga zjarri i xhehenemit!

Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit. Ramazani është muaj i pendimit, muaj në të cilin Allahu liron njerëz nga zjarri i Xhehenemit, muaj në të cilin veprat e mira shumëfishohen, andaj punoni që të fitoni shumë shpërblime, punoni që të shpëtoni veten tuaj nga zjarri, pendohuni, ngase Allahu i do të penduarit

 Lusim Allahun të na mundësojë që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë.Amin

Eselamu alejkum- Paqa dhe mëshira e Allahutr qoftë mbi ju.

 

 

Bujanoc                                                                                           KBI-Bujanoc

27.06.2014                                           Bejtullah Bejtullahu- Kryetar              

 

 

LEAVE A REPLY