Home Kulturë Mërgim Hyseni me filmin e ri “Një mundësi”

Mërgim Hyseni me filmin e ri “Një mundësi”

759
0
SHARE
Gjilan – Mërgim Hyseni thotë se projekti përfshin gjithsejtë 7 anëtarë që janë të angazhuar me role në film. Projekti tanimë është në fazën finale të realizimit dhe po presim gjetjen e donatorëve për ta bërë edhe lansimin – publikimin para opinionit shqiptarë.
Hyseni tha për rajonipress se tanimë kemi edhe subjektin tonë të regjistruar në organet shtetërore kompetente dhe kemi marrë edhe licencën e organizatës e cila emërtohet “Albanian Dream Film” që ka selinë në Gjilan dhe përmes së cilës ne po realizojmë projektet tona.

Organizata drejtohet nga Mergim Hyseni i cili është student në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan.

Hyseni shpreson që filmi “Një mundësi” të jetë i pranueshëm edhe për publikun pasiqë është një projekt filmik shumë aktual dhe me domethënie për shoqërinë.

Filmi “Një Mundësi” ka sekuenca interesante derisa esenca filmit është :”E keqja nuk tejkalohet duke bërë keq. Por nga ta dija, doja t`i ndihmoja shokut tim.”

Pas një viti burg, Oriki kërkon një mundësi të re në jetë. Por e kaluara e ndjek pas. Shoqëria e keqe, rruga e gabuar pothuajse do ja shkatërrojnë tërë jetën. Por a do ta gjej edhe një mundësi të re në jetë ?! .

Oriki e kuptoi se ku është rruga e duhur, dhe vendosi të studionte. Duke u përgatitur për studime, njoftoi edhe një kolege, ajo që mundohet t`i ndihmoj tej mase për të krijuar një të ardhme të bukur.

Shoku i tij i ngushtë, kërkon ndihmë sepse kishte hyr në telashe, por pa i’a treguar pasojat. Çfarë ndihme ishte ajo ! Orikit mund t`i kushtonte me jetë, dhe sigurisht ajo çfarë bënë do i ndjek tërë jetën.

A do t’ia arrij të krijoj edhe një mundësi të re në jetë..!
– Nga ta dinte, donte vetëm ti ndihmonte shokut të tij !
Por është ligj i pathyeshëm.. E keqja nuk tejkalohet duke bërë keq ! .