Home Aktuale Kamberi priti kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku...

Kamberi priti kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku Rexhepi

966
0
SHARE

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, njëherit kryetare e Forumit të gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, së bashku me ekipin e saj, vizituan komunën e Bujanocit.

 Kryetari  i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka pritur sot në kabinetin e tij kryetaren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi me bashkëpunëtoret e  saj.

Në takimin në mes përfaqësuesëve të komunës së Gjlanit dhe Kryetarit kamberi  u bisedua për bashkëpunimin e ngushtë në mes tyre.

Me këtë rast Valentina Bunjaku Rexhepi i ofroi bashëkpunim në sfera të ndryshme si në arsim, bashkëpunim në përfaqësimin e femrës në jetën institucionale dhe politikë,  bashëpunimin e shoqërisë civile dhe sferat tjera.

Ndërkaq Kryetari Kamberi falënderoi kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi për vizitën  e saj dhe ofrimin e bashkëpunimit .

  Valentina Bunjaku Rexhepi njëherit është dhe  kryetare e Forumit të gruas së LDK-së në Gjilan. /Lugina Press/

 .