Home Aktuale Mbahet tribuna fetare “Dashuria jonë për All-llahun” në Preshevë ( Foto )

Mbahet tribuna fetare “Dashuria jonë për All-llahun” në Preshevë ( Foto )

802
0
SHARE

Gjat ditës së Shtunë në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë është mbajtur tribuna fetare me temë “Dashurija jonë për All-llahun” ku ligjerues ka qenë hoxhë Ahmed Kalaja nga Tirana. Për ta pasuruar dhe më shumë me program këtë tribune ishte dhe këngëtari Adem Ramadani ku interpretoi live disa ilahi të tijë.

Kjo tribunë që ishte organizuar nga Grupi Rinor para muajit të madh të Ramazanit stërmbushi sallën e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë ku kishte shumë të rinjë, burra, gra e pleq që dëgjonin me vëmendje ligjeratën e hoxhës. Nga kjo tribune shihet se qytetaret e Preshevës kanë nevojë për tribuna të tilla të organizohen më shpeshë në qytetin e Preshevës. Presheva.com ju sjell disa fotografi nga kjo tribunë madhështore./presheva.com/Luginapress.

files (1)