Home Aktuale Mbahen garat komunale në lëndën e gjeografisë

Mbahen garat komunale në lëndën e gjeografisë

1104
0
SHARE

Janë mbajtur garat komunale në lëndën e gjeografisë. Këtë vit garat në lëndën e gjeografisë janë mbajtur në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë. Sipas drejtorit të kësaj shkolle gjithçka ka shkuar në rregull dhe nxënësit janë treguar të suksesshëm në garat e kësaj lënde.

Shkolla fillore “Selami Hallaçi” në fshatin Rahovicë ka pritur të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës së Preshevës të cilët morën pjesë në garat komunale në lëndën e gjeografisë.
Sipas drejtorit të kësaj shkolle gjithçka ka shkuar në rregull dhe nxënësit janë treguar të suksesshëm në garat e kësaj lënde.Nxënësit fitues të garave komunale të gjeografisë ndjehen të kënaqur me këtë arritje,ndërsa suksesin e tyre ia dedikojnë arsimtarëve dhe shkollës ku ta mësojnë.Me 80 pikë në vendin e parë u tregua i suksesshëm nxënësi i klasës së shtatë Engjëll Ahmeti nga shkolla fillore Selami Hallaci. Në vendin e dytë me 72 pikë ishte nxënësja Qibrije Veliu klasa e shtatë nga shkolla fillore Zenel Hajini Fshati Raincë. Ndërsa me vendin e tretë u shpërblyen nxënëset e klasës së shtatë Fisnike Lutfiu dhe Arta Aliu nga shkolla fillore Selami Hallaci./Lugina Press/