Të nderuar vëllezër dhe motra në Islam, me rastin e festës së Fitër Bajramit ju përgëzojmë për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, duke ju uruar Fitër – Bajramin, e duke e lutur Zotin e Madhërishëm që gjithë atyre që kanë agjëruar të t’ia pranojë agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kanë bërë gjatë muaji të shenjtë, në shenjë respekti ndaj Krijuesit të gjithësisë.
Urojmë që në shtëpitë tuaja të mbretërojë paqa, mirëqenia, prosperiteti, toleranca e dashuria për njeriun. Urojmë që në këto ditë festive të Bajramit të shprehim dashuri ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptet universale dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit. Edhe një herë Organizata Humanitare Kulturore ”Horizonti ” nga Bujanoci ju uron Fitër – Bajramin, duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në ambientet tuaja familjare, farefisnore dhe mbarë vëllazërore.
OKH”Horizonti” Bujanoc
Kryetar
Rijad Demiri






