Home Aktuale Manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”

Manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”

1170
0
SHARE

   Manifetimi tradcional  “Ditët e Komandant Lleshit”  sot zyrtarisht ka filluar me vizitën tek  “Guart e Buajve”, aty  ku ra dëshmor Ridvan Qazimi – Alias Komandant  “Lleshi”.

2

 Fillimisht  qytetarët  shqiptar të komunës së Bujanocit dhe rajonit janë nisur   nga stadiumi i fshatit Tërnoc komuna e Bujanocit të cilët kanë  marshuar  drejtë vendit  të rënies së Komandant Lleshit.

 Edhe sot pas pas 13 viteve   u vendosën kurora  lulesh  në vendin  ku tinëzisht u vra e komanadat  Lleshi.

 Me këtë rast  Haxhi Hisen Qazimi  babai i Ridvan Qazimit i përshëndeti të pranishmit  që kanë gjetur kohë të marin pjesë duke thënë se  edhe pas kaq viteve nuk harrohet vepra e  djalit të tij, Ridvan Qazimi, Komandat Lleshi.

Ndërkohë fjalën e ratsit e mori edhe  kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, ish shefi politik I UCPMB-sëJonuz Musliu.

4

Më pas për nderë të   kontributit të Ridvan Qazimit në sport, ishte organizuar  edhe një ndeshje miqësore në mes të KF Tërnocit dhe KF Bilaçit.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

   Ndërsa  nga ora  20:00  në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, u shfaq Festivali i filmit shqip të metrazhit të shkurt “Shkurt, Shqip për Vajën” në regji të Avni Dalipit,

   Me këtë rast  Naim Salihu  koordinatori i manifestimit duke falënderuar të gjithë ata të cilët kontribuan për mbajtjen   manifestimit tha   se me këtë festival Bujanoci  ka dëshmuar se  mund llogaritet ndër qytetet  artdashës   dhe kultivues të artit.

 Ndërkaq për ditën e nesërme   kur dhe përmbyllet manifestimi  “Ditët e Komandant Lleshit”  në agjendën e programit të këtij manifestimi është paraparë që nga ora 14:30 – 15:30 do të bëhet vizita e muzeut të Komandant Lleshit, me pas nga  ora  15:30  do të bëhen  Homazhe tek Lapidari i Ridvan Qazimit  Komandant Lleshi.

 Ndërsa nga ora 17:30 deri në orën 19:00 mbahet në shtëpinë e kulturës në Bujanoc  do të mbahet manifestimi qendror me çrast do të bëhet  ndarja e mirënjohjeve për filmat shqip me metrazh  të shkurt “Shkurt, Shqip për Vajën”./Lugina Press/