Home Aktuale Fadil Haliti, kryeshef i ri i administrës komunale të Bujanocit

Fadil Haliti, kryeshef i ri i administrës komunale të Bujanocit

981
0
SHARE

Në seancën e shtatë të këshillit komunal, është emëruar emëruar kryeshefi i ri i administratës komunale të Bujanocit.

Gjatë seancës së sotme, këshilli komunal ka emëruar Fadil Alitin, kryeshef të ri të administratës komunale në mandat pesë vjeçar.

Aliti, në ketë pozitë erdhi fillimisht pas dorëheqjes së kryeshefit të mëparshëm, Ismail Pajaziti, ku ushtroi ketë pozitë për më 40 ditë.

Në konkursin e shpallur për kryeshef të ri, i vetmi që konkuroi, ishte kryeshefi i sapo emëruar, Fadil Aliti.

Fadil Aliti, është jurist nga Bujanoci. Ai për pesë vjet rresht, ka udhëhequr departamentin e urbanizmit, ku më pas u emërua për zëvendës-avokat publik i komunës së Bujanocit., gjë që, e ushtroi për një mandat të tërë.