Lavdrim Muhaxheri, që tash është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS) në luftë në Siri e Irak, është në listën e të kërkuarve nga Interpoli.
Të dhënat e Muhaxherit, emri, mbiemri dhe fotografia e tij, janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë Ndërkombëtare.
“I kërkuar nga autoritetet që janë nën mandatin e UNMIK-ut (Kosovë)”, thuhet në njoftimin e Interpolit, transmeton telegrafi.






