Home MAGAZINA Kësaj radhe Shayk e teproi

Kësaj radhe Shayk e teproi

1189
0
SHARE

Kampanjës për kthimin e vajzave të kidnapuara, i janë bashkuar shumë njerëz në mbarë botën, e së fundmi edhe Irina Shayk.

Mirëpo supermodlja është vënë në qendër të kritikës, pasi fotografia gjysmë e zhveshur, është cilësuar si e pavend, për shkak të rastit të ndjeshëm.

Derisa 276 vajza nigeriane janë të kidnapuara nga rebelët, rusja e ka mbuluar gjoksin e zhveshur me një letër të bardhë ku është vënë mbishkrimi “Na ktheni vajzat tona”.

Bukuroshja 28 vjeç, ka marrë kritika të shumta, duke u cilësuar si e parespektueshme dhe injorante, sapo ka postuar fotografinë në rrjetin e saj social.

“Vërtetë? A e din për ç’farë po bëhet fjalë” ka qenë një nga shumë kritikat që ka marrë Shayk, lidhur me fotografinë e postuar./luginapress.com//